Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, skuadra e Real Madridit është duke përgatitur ofertat për të firmosur me Kylian Mbape nga Paris Sen Zhermeni dhe Eduardo Kamavingën e Renit, por vitin e ardhshëm. Gjiganti spanjoll u ka thënë të dy futbollistëve që të mos vazhdojnë kontratat me klubet e tyre, duke u bërë më të lehtë transferimin në vitin 2021.

Mbape është një dëshirë e kahmotshme e Florentino Perez, si një lojtar i denjë që të do plotësonte boshllëkun e lënë nga Kristiano Ronaldo, por transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë, me PSZH-në që do të kërkojë së paku 200 milionë euro. Në anën tjetër, Kamavinga pëlqehet nga Zidani, i cili edhe do të pajtohet të heq dorë nga Pogba, për të sjellë talentin e Renit.

Shpërndaj me

Loading...