Ditët e izolimit në shtëpi për shkak të emergjencës Covid-19 duket se kanë sjellë goxha frymëzim për këngëtaren shqiptare Dua Lipa. Ajo ka marrë të gjithë kohën e nevojshme për të shkruar e për të krijuar muzikë, ndërsa sot mori vendimin që këto projekte karantine të na i tregojë edhe ne.

“Hallucinate” titullohet kënga e re e Duas, e krijuar me shumë dashuri gjatë izolimit, siç thotë vetë këngëtarja. Videoklipi i këngës është i gjithi i animuar, ndërsa Dua shfaqet si personazhi kryesor.

Kënga tepër ritmike na fiksoi që me të parën herë që e dëgjuam dhe sapo iu shtua playlist-ës së hiteve të kësaj vere. Vetëm dy orë pas publikimit, “Hallucinate” numëron mijëra klikime në Youtube dhe komplimentat për Duan s’kanë të ndalur.

Jemi të bindur se ky s’do të jetë projekti i vetëm i karantinës nga këngëtarja, e cila izolimin e kaloi pranë partnerit të saj Anwar Hadid. Pse jo, ai mund ta ketë frymëzuar të sjellë një këngë dashurie!

Shpërndaj me

Loading...