fbpx

7 vite më parë Silva Gunbardhi, partneri i saj Dafi dhe Mandi sollën këngën “Të ka lali shpirt” që papritur e pakuptur do kthehej në një hit. Kjo këngë fitoi jo vetëm zemrat e shqiptarëve, por gjithashtu, kaloi edhe kufijtë duke bërë namin në Ballkan, por jo vetëm.

Aktualisht, ky bashkëpunim numëron 549 milionë klikime duke u renditur si një nga këngët më të klikuara shqiptare. Por ndonëse kanë kaluar shumë vite, duke se suksesi i “Të ka lali xhan” ende nuk ka mbaruar.

Gjatë ditës së sotme u shpërndanë lajme se edhe Cardi B e dëgjon këtë këngë, madje thuhej se ia ka treguar edhe 71.9 milionë ndjekësve të saj. Ajo ka realizuar një video live në Instagram, ku ka komunikuar me fansat dhe në një moment dëgjohet në sfond kënga shqiptare, por që më vonë u kuptua se është montazh dhe jo e vërtetë.

Videoja është shpërndarë më pas në rrjetet sociale edhe nga Silva Gunbardhi, e cila ka shkruar krah videos ” Të dua @iamcardib”, por më pas e ka fshirë.

Shpërndaj me

Loading...