fbpx

Aktorja e njohur, Jennifer Aniston, ka rrëfyer së fundmi se ka menduar të heqë dorë nga aktrimi gjatë një podcasti me Jason Bateman.

“Të tërhiqem? Po më ka shkuar në mend para dy vitesh, por s`e kisha menduar kurrë më parë”, u shpreh aktorja. Jennifer shton se kjo ka ndodhur para “The morning show”.

“Ishte një punë që e çova deri në fund dhe thashë uau, më mori gjithë jetën ky projekt. Dhe se di a është kjo ajo që dua”, tha Jennifer.

Aktorja nuk e përmendi se cili projekt e ka bërë ta mendojë këtë, por para “The morning show”, ajo ka xhiruar në 2018 “Dumplin” dhe “Murder Mysery” në 2019. Megjithatë Aniston ka folur pozitivisht për aktorin Adam Sandler, me të cilin bashkëpunoi në “Murder Mystery”, ndaj me siguri filmi që e ka bërë të mendojë të heqë dorë nga karriera mund të jetë “Dumplin”.

Shpërndaj me

Loading...