Dafina Zeqiri është në kulmin e karrierës së saj, teksa presim edhe albumin më të ri “Dafinë moj”, që pritet të dalë shumë shpejt! E ndërsa fansat janë në pritje, këngëtarja ju ka dhuruar një tjetër hit vere pasi ka publikuar sot bashkëpunimin e radhës me një artist suedez.

“La vida” titullohet projekti i ri që doli këtë të premte me George Dixon, ndërsa kënga është tepër ritmike dhe tipike verore. Vetëm pak ditë më parë, Dafina publikoi bashkëpunimin e shumëpritur me Ledri Vulën dhe Lumi B, i cili deri më tani ka arritur mbi 5 milione klikime.

Këngëtarja shijoi edhe disa ditë pushimesh të merituara në jug të Shqipërisë ku shoqërohej nga ish-partneri i saj Dj Geek, me të cilin ruan raporte tepër të mira edhe pas ndarjes.

Shpërndaj me

Loading...