Aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj ka lajmëruar me postimin e fundit në ‘Instagram’ se shumë shpejt do të sjellë një këngë të re.

“Së shpejti me një klip të ri për këngën më të re. Vukman po rikthehet. Kësaj radhe, pak ritëm, pak club, pak kërcim. Tjetër botë”, ka shkruar Visjani në postimin e tij ku duket se është duke shijuar pamjen që i ofrohet.

Siç duket përveç aktrimit, Ukcenaj ka vendosur t’i përkushtohet edhe muzikës herë pas here. Kujtojmë se disa muaj më parë Visjani solli një projekt muzikor të cilin ia dedikonte djalit të tij të vogël, Divin.

Shpërndaj me

Loading...