fbpx

Edinson Kavani ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në Paris Saint-Germain. Reprezentuesi i Uruguait është i gatshëm të transferohet në La Ligë. E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se Kavani ka filluar bisedimet me Atletiko Madridin në lidhje me transferimin e tij te klubi nga “Vanda Metropolitano”, pas përfundimit të këtij sezoni. PSZH do ta zëvendësojë Kavanin me blerjen definitive të Mauro Ikardit nga Interi. Kurse, Atletiko Madridi mund ta sjellë Kavanin duke vendosur ta shesë Diego Kostën.

Shpërndaj me

Loading...