Federata Evropiane e Hendbollit, sfidat e planifikuara në muajin maj, do t’i zhvendos në muajin gusht. Tani me idenë e re, Liga e Kampionëve dhe Kupa “EHF”, do të fillojnë në muajin qershor, për çka do të zhvendosen terminet e turneut “Fajnëll Four”. Më saktë, “Fajnëll Four” i Kupës “EHF” është caktuar më 29 dhe 30 gusht, ndërsa përfundimi i Ligës së Kampionëve, në konkurencën e femrave, do të zhvillohet më 5-6 shtator në Budapestë. Ndërkohë “Fajnëll Four” në Ligën e Kampionëve, te meshkujt, nuk do të zhvillohet më 30 dhe 31 maj, por më 22 dhe 23 gusht. Terminet e reja do të ndikojë edhe në sfidat eliminatore të kombëtareve, andaj priten data të rejë të sfidës eliminatore për Botërorin në Egjipt, në mes Maqedonisë dhe Francës.

Shpërndaj me

Loading...