fbpx

Protesta e djeshme në Greqi ka tejkaluar të gjitha pritjet për shkak të masivitet të madh, vlerësojnë ekspertët. Sipas Lupço Petkovskit nga Qendra “Eurothink”, protesta duhet marrë në konsideratë, për shkak se përsëritja e të njëjtës do ta rriste çmimin politik të zgjidhjes së çështjes shumë-vjeçare të emrit. Ata vlerësojnë

Nuk guxojmë ta nënvlerësojmë atë që po ndodh. Ekziston rreziku që këto protesta të bëhen “Game Changer”, respektivisht “Ndryshues të lojës”, me atë që mund ta rrisin çmimin politik që elitat greke duhet ta paguajnë nëse hynë në negociata serioze për zgjidhjen e problemit rreth emrit. Por të gjitha deklaratat dhe intervistat e Ciprasit janë në drejtim të asaj se në Qeverinë e Greqisë, në partinë më të madhe ekziston vullnet dhe dëshirë që kjo çështje të zgjidhet një herë e përgjithmonë -deklaroi  Lupço Petkovski, “Eurothink” .

Darko Malinovski nga Instituti për Politikë Evropiane vlerëson se protestat bartin sinjalin se tashmë është koha për diplomaci publike, respektivisht informim të denjë të qytetarëve se për çka negociohet.

Nëse ekziston vullnet i sinqertë për zgjidhjen e problemit rreth emrit, që është pengesë kyçe për anëtarësimin tonë euro-atlantik, duhet të fillohet të ndërtohet konsensus nacional edhe në Republikën e Maqedonisë edhe në Greqi. Pikërisht për këtë është e nevojshme të hapet procesi ndaj qytetarëve, të shpjegohen propozimet eventuale ose propozimi konkret për të cilin Qeveritë do të merreshin vesh për zgjidhjen e problemit rreth emrit. Të hapet procesi ndaj qytetarëve, që të ekzistojë konsensus nacional! – deklaroi  Darko Malinovski, “Insituti për Politikë Evropiane” .

Ekspertët megjithatë shpresojnë se elita politike në Greqi është e përgatitur se si të menaxhojë me protestat masive, në mënyrë që të mos kthehet situata e viteve të 90-ta, para se në Greqi të arrihej konsensus nacional që zgjidhja të ketë termin “Maqedoni” me ndonjë përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm.

Anesa Salihu 

Shpërndaj me

Loading...