fbpx

Moslëshimi pe i presidentit frances Emanuel Makron për zgjerimin e BE-së shton frikën se as në pranverën e ardhshme nuk do të ketë date për çeljen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën. Njohësit e çështjeve evropiane nuk shohin asnjë mundësi që në Samitin e Zagrebit në maj, dy vendet të marrin dritën jeshile, për shkak se është e pamundur që deri atëherë vendet anëtare të arrijnë marrëveshje për metodologjinë franceze.

Këtu nuk shohim asgjë të re, por as shpresë të re për ndryshimin e pozitës franceze, respektivisht për ndryshim të pozitës së presidentit francez.  Ai përmend se mund të arrihet pajtueshmëri e tillë deri në prill, sepse i jepet njëfarë afati Komisionit që në janar të del me metodologji të re, por sidoqoftë duhet pajtueshmëri nga të gjitha shtetet-anëtare dhe është pikëpyetje se kur të ndodhë”-pohoi Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politikë Evropiane.

Jordanova i sugjeron Qeverisë të rishqyrtojë strategjinë e jashtme, respektivisht lobimin.

Ngjarjet e fundit në dy vitet e fundit nuk japin shumë hapësirë që të jemi optimist, por na jep hapësirë t’i përsërisim përpjekjet tona se shteti duhet të ketë strategji edhe për punët e jashtme, lobim të vazhdueshëm tek shtetet-anëtare posaçërisht në Francë, ta rishqyrtojë strategjinë e procesit të euro-integrimeve, para së gjithash reformat t’i formulojë me fuqitë e veta duke i pasur parasysh standardet evropiane”-theksoi Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politikë Evropiane.

Parimi i konsenzualitetit mundëson që Makron ta bllokojë hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën, pavarësisht se shumë liderë të tjerë, në mesin e të cilëve Kancelarja gjermane, Merkel, Presidenti i Parlamentit Evropian, Sasoli dhe ajo e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen këmbëngulin që reformat në metodologjinë e zgjerimit të mos e shtyjnë fillimin e negociatave. Ndërsa tashmë rreth 20 shtete me shkrim kanë kërkuar që negociatat të hapen në pranverë.

 

Anesa Salihu

Shpërndaj me

Loading...