fbpx

Mediat në Itali raportojnë se Elif Ellmas do të firmos kontratë të re me Napolin për vazhdimin e bashkpëunimit. Elmasi erdhi nga Fenerbahçe për 16 mln euro, duke realizuar një gol dhe një asist në Seria A, mirëpo drejtuesit e Napolit, sipas mediave italiane, janë të kënaqur me mënyrë se si luan dhe kontributin e tij në terrenin e gjelbër.

Ende nuk janë të njohur kushtet me të cilat Ellmasi do të firmos kontratën e re, që do të thot zmadhim i pagës vjetore, por edhe klauzolës për prishjen e kontratës, e cila do të lidh mesfushorin nga Maqedonia, deri në vitin 2025.

Xhenaro Gatuzo planifikon të bëj rekonstruim të ekipit, ndërsa Elif Ellmas pritet të jetë në mesin e futbollistëve që do të qëndrojnë te Napoli, me të cilin sivjet fitoi Kupën e Italisë.

 

Shpërndaj me

Loading...