Maqedonia si një çudi e botës. Kemi rritje të produktit bruto të brendshëm, kurse vite me radhë po bie prodhimi industrial. Pastaj kemi zvogëlim të papunësisë, kurse nuk kemi vende të reja të punës. Ndërmarrjet që kanë borxh dhe nuk punojnë, iu falen borxhet. Për të tjerët, për ata që prodhojnë dhe e mbushin buxhetin, nuk ka asnjë ndihmë në kohën e krizës. A do të ndryshojë kjo dukuri. Athua dikush ka kurajë për të ndryshuar politikën aktuale ekonomike. Përgjigjet do të jepen në debatin mes kryetarit të Odës Ekonomike, Branko Azeski dhe ministrit të Ekonomisë, Valon Saraçini. Na ndiqni

Shpërndaj me

Loading...