fbpx

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në emisionin Rruga drejt në Alsat-M ka theksuar se falja për pesë herë e ish kryeministrit Nikolla Gruevski nga presidenti dëshmon se kreu i VMRO-DPMNE-së është fajtor për të gjitha krimet e dala nga bisedat e përgjuara. Sipas Zaevit pavarësisht abolimit, Gruevski nuk do të mund t’i ik drejtësisë. Zaev paralajmëroi se do të përdorë të gjitha mekanizmat për të penguar zgjedhjet pa krijimin e kushteve . Lideri i LSDM-së tha se nuk është e largët dita kur qytetarët do të jenë ata të cilët do ta kthejnë sundimin e ligjit në vend.

Shpërndaj me

Loading...