Në edicionin e ri të emisionit sportiv “Prosports” tema kryesore ishte Liga e Parë në Futboll të Maqedonisë dhe ndryshimet që sollën përballjet e javës së 21-të. Në studio për të diskutuar ishin: Fisnik Nuhiu nga KF Renova, Muharem Bajrami nga FC Shkupi. Ndërkohë Berat Jakupi, portieri I skuadrës së minifutbollit konfirmoi se ka ftesë nga përfaqësuesja e Shqipërisë në minifutboll. Nuk mungojnë raportet nga të gjitha ndeshjet e javës së 21-të dhe golat nga 5 takimet e javës së 21-të. Sonte në Alsat M, në orën 23.30, vjen emisioni “Prosports”.

Shpërndaj me

Loading...