fbpx

Pandemia ka shkaktuar shumë dilema te nënat e reja, lidhur me gjidhënien dhe kujdesin e foshnjës së porsalindur. Gjatë periudhës së pandemisë, kujdesi ndaj foshnjave ka qenë një sfidë shtesë për të gjithë prindëritë, por edhe për personelin mjeksor. Dr. Al Khalili – pediatër neonatolog thekson që studimet për virusin e ri dhe ndikimin e tij në qumështin e nënës ende vazhdojnë, mirpo ajo çka është e sigurtë, është që qumshti i nënës nuk mund të zëvendësohet me asgjë. Ndër të tjera dr. Al Khalili tregon për rëndësinë që ka kontakti i parë nënë-foshnjë, dhe lidhja e ngushtë që krijohet në mes nënës dhe foshnjës në ditët e para të lindjes.

Çfarë ndikimi ka paracetamoli në qumështin e nënës?

A transmetohet virusi nëpërmjet qumështit të nënës?

SI duhet të ushqejë nëna foshnjën gjatë pandemisë?

Në rrjetet sociale shpërndahen shumë informacione të rrejshme, ku duhet të drejtohen nënat e reja nëse duan informacione të sigurta?
Të gjitha pyetjeve më të shpeshta që ju kanë lindur gjatë pandemisë lidhur me kujdesin e foshnjës së porsalindur dhe gjidhënies, ju përgjigjet dr. Denis Al Khalili – pediatër neonatolog.

Në kuadër të emisionit të sotëm “Pasqyra e Shëndetit”, do të flasim për gji-dhënien gjatë kohës së pandemisë me Kovid-19. Është apo jo gji-dhënia e rrezikshme gjatë pandemisë me Kovid 19?

Shpërndaj me

Loading...