fbpx

Sipas të dhënave të konfirmuara nga DAP-i për Alsat, ku pothuajse 21 000 të punësuar në sektorin privat nuk kanë marrë pagë për muajin prill, presidentja e Shoqatës së Dhomave të Tregtisë, Danela Arsovska, i sheh si informacione që tregojnë se kompanitë në vend përballen me probleme serioze të likuiditetit. Në paraqitjen e sotme për “Magazinën Ekonomike” në Alsat ajo apeloi se është i nevojshëm një reagim i menjëhershëm nga shteti, sa nuk është vonë. “Nëse nuk reagojmë siç duhet, në kohën e duhur, besojmë se në muajin tjetër, të dhënat që do të duhet të paraqiten do të jenë edhe më serioze,” tha Arsovska.

Shpërndaj me

Loading...