I ftuar në emisionin e shëndetit në Alsat është Dr. Ilir Hasani – drejtor i Klinikave Universitare TOARKIQE dhe njëkohësisht kirurg traumatolog. Dr. Hasani tregon më shumë për qasjen multi-disiplinore që kanë klinikat që ai drejton, masat preventive që ka implementuar si drejtor gjatë pandemisë me virusin COVID-19, trajtimin e situatave emergjente, dhe funksionimin e klinikës që pritet të rikthehet me kapacitet të plotë pas lehtësimit të masave të izolimit.

Çfarë masash mbrojtëse kanë implementuar Qendrat Klinike Universitare “Nënë Tereza” për të mbrojtur mjekët edhe pacientët prej fillimit të pandemisë me COVID-19? Si ka vazhduar puna në Klinikën e Traumatologjisë gjatë kohës së pandemisë? Cilat risish ka sjell në trajtimin e pacientëve? Pas lehtësimit të masave a pritet që të kemi fluks më të madh të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore për lëndime sportive apo lëndime në traumatologji?

Dr. Hasani ndër të tjera thekson kujdesin e shtuar që duhet të tregojnë qytetarët në mënyrë që të parandalojmë jo vetëm virusin por edhe aksidentet e trafikut dhe lëndimet sportive.

Shpërndaj me

Loading...