Sëmundjet shoqëruese të një personi mund të jenë shkak për komplikime nëse ai preket nga virusi korona. Por si ndikon virusi korona te personat me sëmundje të zemrës dhe sa i rrezikshëm mund të jetë ai? Sot të ftuar kemi Dr. Vlladimir Ristovski – kardiolog në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, i kyçur drejtpërdrejt në trajtimin e personave të infektuar me virusin korona. Ai ndër të tjera na tregon edhe si po menaxhohet situata në spital gjatë pandemisë. Dr. Ristovski thotë që personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare duhet të tregojnë kujdes të veçantë në marrjen e medikamenteve në rregull nëse duan që të ruajnë veten dhe shëndetin e tyre. Por si të rregullojnë terapinë nëse ajo ka nevojë për ndryshime? A mund të ndërpresin medikamentet në këtë kohë pa u konsultuar me mjekun?

Shpërndaj me

Loading...