fbpx

Gjithmonë politika këtu tek ne ka trumbetuar për marrëdhënie të mira ndëretnike. Në letra, në dokumente të ndryshme, strategji e programe politike, nuk ka parti që nuk thotë se angazhohet që marrëdhëniet midis maqedonasve dhe shqiptarëve, por edhe bashkësive të tjera etnike duhet të jenë më të mira, se institucionet duhet të bëjnë përpjekje për relaksimin e tyre. Por, përderisa politika, shpesh për tu dukur pro-evropiane dhe pro-atlantike, promovon se ka koncepte politike që kanë për qëllimin marrëdhënie të qëndrueshme ndëretnike, ndërkulturore, respektim dhe mirëkuptim të ndërsjellë si dhe tolerancë, por këto koncepte shpesh mbeten dëshira që tingëllojnë bukur, që i takojnë të ardhmes ndoshta. Nuk ka se si të thuhet ndryshe kur ende rrugëve dëgjojmë brohoritje me motive raciste! Mbi këto dhe temat tjera që kanë të bëjnë me raportet ndëretnike, në studio të ftuar kemi: Rexhail Ismaili, përfaqësues i BDI, 2. Admirim Aliti, përfaqësues i koalicionit ASH- Alternativa dhe Abdush Demirin, nënkryetar i Lëvizjes BESA.

Shpërndaj me

Loading...