Lehtësimi i masave restriktive dhe mundësia shumë e madhe që të ndërpritet gjendja e jashtëzakonshme u kanë hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. LSDM-së vazhdon t’i shpejtohet për zgjedhje, ndërsa VMRO-DPMNE-ja sikur me çdo kusht dëshiron tu ikë zgjedhjeve, me argumentin e saj se para se të mundet LSDM-ja duhet të mundet virusi! BDI është shprehur se është e gatshme për zgjedhje, kurdo që të mbahen të njëjtat. Në Rruga drejt sonte të ftuar janë: Тimço Mucunski, sekretar i VMRO-DPMNE-së për marrëdhënie ndërkombëtare; Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së dhe Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Shpërndaj me

Loading...