Ende pa përfunduar gjendja e jashtëzakonshme, partitë politike filluan me kalkulimet e tyre për zgjedhjet parlamentare, të cilat mund të mbahen në fund të qershorit apo në fillim të korrikut, por gjithmonë varësisht nga gjendja dhe goditja që do të shkaktojë virusi! Lidhja Socialdemokrate, e para ka publikuar idenë për mbajtjen e zgjedhjeve, VMRO-DPMNE-ja e kundërshtoi fuqishëm, ndërsa partitë shqiptare nuk kanë shprehur rezerva politike mbi zgjedhjet, përveç se si edhe dy partitë maqedonase kanë shfaqur shqetësimin për kujdes ndaj shëndetit publik të qytetarëve. Sonte në “Rruga drejt…” mbi zgjedhjet do të debatojnë: Kreshnik Bekteshi, përfaqësues i BDI-së dhe Remzi Memedi, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Shpërndaj me

Loading...