Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë në gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa partitë politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet parlamentare, edhe pse qëndrimet politike mbi datën janë krejtësisht të kundërta. LSDM-së i shpejtohet për zgjedhje, VMRO-DPMNE-së nuk i shpejtohet, ndërsa partitë shqiptare kanë qëndrime që pak dallojnë lidhur me afatin e mbajtjes së zgjedhjeve në kushte të pandemisë e shkaktuar nga virusi Covid 19! Duket se pavarësisht pandemisë zgjedhjet janë të pashmangshme, meqë qytetarët si duket duhet të mësohen të jetojnë me virusin. Kjo do të thotë se virusi nuk mund të cenojë demokracinë, por gjithashtu zgjedhjet nuk duhet të rrezikojnë shëndetin! Ku do gjendet mesi, kompromisi? Në këtë dhe dilema të tjera sonte në Rruga drejt debatojnë: Arben Llabënishti, përfaqësues i partisë Alternativa; Arta Bilalli Zendeli, përfaqësuese e BDI-së dhe Binas Pajaziti, përfaqësues i Lëvizjes BESA.

Shpërndaj me

Loading...