Për shkak të imunitetit të dobësuar, personat që vuajnë nga ndonjë sëmundje malinje (kancer) sugjerohet të ndjekin rekomandimet e mjekëve – onkolog në mënyrë që ti shmangen rrezikut të infektimit me Covid-19. Çfarë rregullash duhet të ndjekin ato për të mbrojtur veten nga ky virus? Por në një kohë kur të gjithëve na sugjerohet të qëndrojmë në shtëpi, personat që marrin trajtim onkologjik e kanë të nevojshme të dalin nga shtëpia për të marrë në kohë trajtimin e duhur. Çfarë masash ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë së bashku me Klinikën Universitare e Radioterapisë dhe Onkologjisë për të mbrojtur të gjithë pacientët onkologjik? Të ftuar në emision kemi dr. Nino Vasev – drejtor i Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji, i cili përveç këshillave të shumta drejtuar pacientëve onkologjik, tregon që tashmë pacientët që marrin terapi tabletare, deri në mbarim të pandemisë, por terapia do ju dërgohet deri në shtëpi, me qëllim mbrojtjen e tyre.

Shpërndaj me

Loading...