Eksperiencat e mjekëve shqiptarë nëpër botë na ndihmojnë në shkëmbimin e informacione të sakta mbi trajtimin e pacientëve me virusin COVID-19. Sot të ftuar kemi dr. Skender Murtezani – epidemiolog dhe profesor i mjekësisë klinike në Cornell NewYork. Ai për emisionin tonë tregon informata të rëndësishme mbi situatën me virusin COVID-19 në vendin ku ai jeton dhe punon Dr. Murtezani si profesionist është përballur me pacientë të infektuar me këtë virus. Eksperiencën e tij mbi zbulimin, trajtimin dhe parandalimin e virusit e ndan me ne nëpërmjet emisionit “Pasqyra e Shëndetit” në Alsat. Por a na ndihmojnë vërtet maskat dhe mjetet dezinfektuese për parandalim të virusit? Sa alarmante është situata në SHBA? Cili trajtim ka rezultuar më i suksesshëm për COVID-19?

Dr. Murtezani është nga Maqedonia e Veriut por që jeton dhe vepron në SHBA. Edhepse larg vendlindjes ai shprehet që e ndjek me shumë vëmendje situatën me virusin në vendin tone, dhe ndan këshilla për mbrojtje nga virusi për gjithë bashkatdhetarët e tij.

Shpërndaj me

Loading...