fbpx

Përveç kujdesit të higjienës personale, distancës sociale, tani është koha të kujdesemi për mirëqenien e shëndetit psiko-fizik. Joga ka një efekt të thellë në sistemin tonë nervor, dhe është e ditur për efektet shëndetësore që sjell në aspektin fizik, mendor, dhe shpirtëror.

Nëse keni çrregullime me frymëmarrjen, janë teknikat e ndryshme të jogës që ju vijnë në ndihmë në këto raste. Me kalimin e kohës çdo person mund të arrijë të përmirësojë frymëmarrjen dhe të mësojë ta kontrollojë atë.  Frymëmarrja e thellë që arrini në orët e jogës ndihmon jo vetëm në relaksimin tuaj,por edhe në qetësinë dhe sigurinë e vetes tuaj.

Lejla Ramkovska – instruktore për joga në emisionin “Pasqyra e Shëndetit” tregon që koncentrimi dhe disiplina që arrihet nëpërmjet praktikimit të jogës, ndihmon edhe në shumë aspekte tjera të jetës ku njerëzit kanë vështirësi të arrijnë koncentrim dhe disciplinë.

Lejla thekson që është e rëndësishme të fillohet me joga pa mos e menduar gjatë, pastaj me kalimin e kohës, vetë përfitimet shëndetësore që do ju sjell joga do e bëjnë atë pjesë të pandashme të rutinës tuaj.

 

Shpërndaj me

Loading...