fbpx

 

Roli i sistemit tonë imunitar është mjaft i rëndësishëm në luftën kundër virusit korona. Por si reagon sistemi imunitar në rast se infektohemi virusin Covid-19? Në sistemin kompleks imunitar gjatë infektimit me virusin korona krijohen antitrupat IgM dhe IgG. Këto antitrupa kanë një rol të rëndësishëm për sistemin imunitar, dhe për më tepër na tregojnë në cilën fazë të infeksionit ndodhet një person.

Për të na ndihmuar në identifikimin e personave të infektuar me Sars-Cov-2, apo identifikimin e personave të shëruar që kanë krijuar imunitet ndaj sëmundjes na ndihmojnë testet serologjike. Por, sa janë të sigurta këto teste? Çfarë do të thotë nëse në gjak gjendet koncentrim i lartë i antritupave IgG, ndërsa i ulët për IgM?

Në emision kemi të ftuar Prof. Dr. Aleksandar Petliçkovski – drejtor i Institutit të Imunologjisë dhe Gjenetikës Humane pranë Fakulteti të Mjekësisë në Shkup i cili ju përgjigjet të gjithë pyetjeve lidhur me testet serologjike.

Shpërndaj me

Loading...