Në këtë kohë verore me temperatura të larta përveç pandemisë që po kalojmë, fillojnë të shfaqen edhe viruset tjera të stinës te fëmijët. Si duhet të reagojnë prindërit dhe çfarë kujdesi duhet të tregojnë në këtë kohë ndaj fëmijëve të tyre?

Të ftuar në emisionin “Pasqyra e Shëndetit” kemi Prof. Dr. Aspazija Sofijanova – pediatër, e cila tregon shenjat atipike të virusit korona që shfaqen te fëmijët. Fëmijët mund të shfaqin temperturë të lartë, dhimbje barku, dhe dhimbje fyti. Ajo thekson që mes simptomave tjera të përmendura, prindërit duhet të jenë mjaft të kujdeshëm ndaj dhimbjeve të barkut që shfaqen te fëmijë. Por përse? Çfarë pasojash mund të lejë virusi te fëmijët?
Përveç virusit Covid-19, në verë shfaqen edhe viruset tjera që shfaqen me simptoma të ngjashme me ato të virusit korona. Sa të rrezikshëm janë për shëndetin e fëmijëve? Si mund të parandalojmë përhapjen e këtyre viruseve?

 

Shpërndaj me

Loading...