Enis Bardhi është në prag të transferimit te skuadra e Arsenalit. Mediat angleze raportojnë se Bardhi do të jetë përforcimi i parë i “Topxhinjëve” në sezonin e ri. Trajneri Mikael Arteta insiston që të sjellin Bardhin në “Emirates”, pasi që ka qenë i impresionuar me lojën e tij në disa javët e fundit në La Liga.

Drejtuesit e Arsenalit firmosën kontratat me Pablo Mari dhe Sedrik Soaresh, ndërsa firma e tretë pritet të jetë Enis Bardhi. Mbetet që në fund të sezonit, Levante dhe Arsenali të arrijnë kompromisin, pasi që skuadra angleze ofron 20 mln euro, ndërsa skuadra spanjolle ka kluzolën në 25 mln euro.

 

 

Ditë më parë, trajneri Arteta e riktheu Dani Sebaljosin te Real Madridi, duke hapur rrugën Enis Bardhit në mesfushë.

Shpërndaj me

Loading...