Këngëtarja Era Istrefi ka një surprizë të madhe për të gjithë fansat e muzikës së saj.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka lajmëruar vetëm disa minuta më parë se e ka gati një bashkëpunim me dy artistë të huaj.

Bëhet fjalë për Ilkay Sencan dhe Arash, me të cilët do të sjellë këngën e re të titulluar “No maybes”.

Era këndon shqip në këngë, ndërsa në InstaStory ka ndarë pak nga kënga e cila që tani na mbeti fiksim.

Këngëtarja ka treguar se kënga do të lançohet më datën 27 të muajit mars, ndërsa na mbetet vetëm të presim për të dëgjuar bashkëpunimin që me siguri do të kthehet në hit.

Kjo është koha më e mirë e publikimit të këngës së saj, për të na shoqëruar këto ditë izolimi në shtëpi.

Shpërndaj me

Loading...