fbpx

Turqia do të jetë pjesë sërish e Wikipedia. Pas tre vitesh bllokim, gjykata Kushtetuese e këtij shteti ka vendosur se ndalimi është shkelje e të drejtave.

Turqia rilejon përdorimin e Wikipedias. Pas një periudhe gati 3 vjeçare, shtetasit turq do të kenë sërish mundësinë të përdorin Wikipedian.

Faqja ndërkombëtare e kërkimit dhe e mbledhjes së të dhënave ka qenë jo funksionale në këtë shtet nga muaji prill i vitit 2017.

Ky kufizim lindi pasi u refuzua që të fshihej një material ku shteti turk shihej si mbështetës i militantëve sirianë.

Vazhdimisht është lobuar që situata të ndryshojë. Në mars të 2018 nisi fushata online me hashtagun “we miss Turkey”, madje u ndryshua dhe shiriti poshtë logos së Wikipedias, nga ngjyra e zezë në të kuqe.

Së fundmi, në dhjetor të 2019, Gjykata Kushtetuese turke u shpreh se bllokimi i faqes më të madhe të informacionit përbën dhunim të të drejtave njerëzore ndaj qytetarëve turq.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i themeluesit të Wikipedias, Jimmy Wales, në Twitter, ku shkroi: “Mirëserdhe sërish Turqi”.

Turqia ka qenë shteti i vetëm përveç Kinës, që ka bllokuar totalisht përdorimin e kësaj faqeje.

Shpërndaj me

Loading...