fbpx

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu është përfshirë në një aksident sot në Prishtinë ndërsa po udhëtonte së bashku me disa anëtarë të familjes.

Sipas mediave kosovare, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Gjendja shëndetësore është e mirë dhe këtë e ka treguar edhe vetë këngëtari me anë të një video mesazhi në Instastory, duke falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për gjendjen e tij.

“Doja t’ju njoftoja se kam qenë pjesë e një aksidenti bashkë me disa anëtarë të familjes, të gjithë jemi shëndoshë e mirë dhe nuk është diçka për t’u bërë tragjike. Faleminderit që keni treguar shqetësim dhe kujdes shumë të veçantë. Ju dua të gjithëve. Uroj të keni shëndet”,- thotë Ermali në mesazhin e tij.

Prive shkruan se makina tip ‘Range Rover’ e këngëtarit është përplasur me shtyllën e semaforit.

Shpërndaj me

Loading...