fbpx

Shpenzimet për jetesë në nëntor të këtij viti shënojnë ulje prej 0,1 për qind dhe në krahasim me muajin paraprak dhe këtë muaj vitin e kaluar. Çmimet me pakicë, megjithatë shënojnë ulje për 0,6 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndërsa krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar ulje prej 1,7 për qind.

Sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror për Statistikë, ulja e indekse të shpenzimeve për jetesë në vitin 2019, në krahasim me muajin paraprak, është shënuar te pemët e freskëta dhe të ngrira për 9,6 për qind dhe pijet jo alkoolike për 0,3 për qind.

Ulje e indeksit të shpenzimeve të jetesës është shënuar edhe te transporti ajror i udhëtarëve për 23 për qind, karburantet në gjendje të lëngshme për amvisëri për 2,3 për qind, pajisje informatike për 1.8 për qind, mjetet për pastrim dhe mirëmbajtjen e banesës për 1,6 për qind, aparatet elektronike për higjienë personale për 1,4 për qind, pajisje për pranim, incizim dhe riprodhimin e zërit dhe fotografive për 0,9 për qind, disqe, kastea, CD-rame, filmat për 0,8 për qind, enët e qelqit, enë kuzhinave dhe pajisje të tjera për 0,7 për qind, aparate të mëdha elektrike për amvisëri, pajisje për sport, kamping dhe rekreacion në natyrë për 0,6 për qind, libra për 0,5 për qind, derivatet e lëngshme si dhe një pjesë e pajisjeve për mjetet e nevojshme personale për 0,3 për qind.

Rritje në indeksin e shpenzimeve për jetë në nëntor të vitit 2019, në krahasim me muajin paraprak, është shënuar te perimet e freskëta dhe të ngrira përveç patateve dhe bimëve tjera për 5,6 për qind, pemët e thata dhe frutat bërthamor për 1,6 për qind, peshku i freskët dhe i ngrirë për 0,8 për qind, prodhimet tjera nga brumi, sheqeri, xhemi, mjalti, çokollata dhe prodhimet e ëmbla për 0,6 për qind, pijet alkoolike për 0,5 për qind, buka dhe drithërat, mishi, djathi dhe gjiza për 0,4 për qind.

Në nëntor të vitit 2019, rritje e indeksit të shpenzimeve për jetesë, gjithashtu është vërejtur edhe te gazi për amvisëri për 4,5 për qind, rrobat për 2,3 për qind, ujërat e zeza për 1,1 për qind, automobilat për një për qind, gjësende tët tjera personale për 0,8 për qind, dhe prodhime të tjera mjekësore, pako-aranzhime të tjera për 0,5 për qind, furnizimi me ujë, mobilje dhe gjësende tjera për shtëpi për 0,3 për qind dhe konfeksion për 0,2 për qind.

Shpërndaj me

Loading...