fbpx

Qytetarët që kanë një llogari në Bankën Eurostandard nuk kanë mundur të hapnin një llogari të re në një bankë tjetër, sepse u kërkohej fillimisht çlajmërim. Banka Kombëtare siguron që problemi është tejkaluar dhe nga sot qytetarët do të jenë në gjendje të hapin një llogari pa asnjë problem, sepse të gjitha bankat e tjera janë të informuara që të mos kërkojnë një dokument të tillë, të cilin duhet ta kishin marrë nga Eurostandar-in tashmë të mbyllur. Pensionistët do të duhet të hapin një llogari në një bankë tjetër më së voni deri më datën 25.

Edhe marrësit e ndihmës sociale, asistenca fëmijërore apo ata që kanë të ardhura nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, më së voni deri më datën 25 duhet të hapin llogari në banka tjera. Më pas, vetë banka do ta informojë Ministrinë për ndryshimet e bëra.

MPPS

“Shfrytëzuesit e të hollave nga mbrojtja sociale apo fëmijërore dhe kujdestarët, detyrimisht duhet ta njoftojnë personin e punësuar në bankë se përmes llogarisë së transaksionit duan më tej t’u kryhet pagesa e kësaj të drejte. Shfrytëzuesit nuk kanë nevojë të shkojnë nëpër pikat e punës sociale që të marrin numër”.

Për ata që marrin një pagë ose lloj fondi tjetër përmes Eurostandard, duhet të ndryshojnë bankën e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Ata duhet ta informojnë punëdhënësin për ndryshimin e bërë në mënyrë që paga tjetër do t’u paguhet përmes bankës së re.

Andrea Çobanova

 

Shpërndaj me

Loading...