fbpx

Në Austri, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, duhej të publikonte kalendarin për pjesën e mbetur të sezonit, por kjo gjë nuk ndodhi. Prej kohësh përflitet se do të zhvillohen gara në pistën e Mugello dhe Imola në Itali, Soçi në Rusi dhe Portimao në Portugali. Por këto pista e paralajmëruara ende nuk janë konfirmuar.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, rastet e shumta me koronavirus në Portugali kanë bërë që organizatorët e Formula 1, janë në dyshim për të dhënë dritë jeshile për garën në pistë portugeze. Ndërkohë, shanse për të mirëpritur një garë ka pista në Vietnam, që prej 2 muajsh nuk ka raste të reja me “Covid-19”. Gara e Vietnamit, e programuar më 5 prill, është shtyrë dhe ka gjasa të zhvillohet në nëntor, bashkë me garat në Abu Dhabi apo Bahrein.

Shpërndaj me

Loading...