fbpx

Piloti shqiptarë në Formula 3, Lirim Zendeli, pasi që u ndal në vendin e dytë në kualifikimet në pistën “Spilberg” të Austrisë, në garën e parë u ndal në vendin e 5-të. Gara e parë e sezonit të ri në Formula 3 u dominua nga skuadra e PREMA Rejsing, që mbylli garën me 3 pilot në mesin e Top 5-it. Piastri dhe Serzhent u ndalën në dy vendet e para, ndërsa Vesti u ndal në të katërtin, duke liruar vendin e tretë për Peronin Kampos Rejsing. Lirim Zendeli ishte më I suksesshëm te skuadra  “Trident” duke lënë pas kolegun e skuadrës , Bekman në pozitën e 7-të. Gara e dytë do të zhvillohet në mëngjesin e ditës së diel, në orën 9 e 45 minuta.

Shpërndaj me

Loading...