Skuadra e Ligës së Dytë të Gjermanisë, Aue, në rrugën drejt përballjes me skuadrën e Ninbergut, ka shmangur një përplasje direkte në trafikun rrugor, Kjo më shumë falë reagim të mirë të shoferit të skuadrës Aue, ku ishin futbollistët e kësaj skuadre gjermane.

Përball tyre ishte një makinë BMW, e cila kishte devijuar nga rruga e saj dhe është përplasur në një kodrinë të vogël, ndërsa pjesët e saj kanë goditur autobusin, ku janë dëmtuara katër xhamat, por për fatin e mirë nuk ka pasur lojtarë të lënduar. Autobusi nuk ka qenë në mundësi që të vazhdojë rrugën drejt Nirnbergut, andaj futbollistët janë transferuar me 2 autobus më të vegjel.

Ky aksident rrugor nuk i ka demotivuar futbolistët mysafirë , të cilët arkëtuan një pikë ndaj Nirnbergut, pran rezultatit 1-1.

Shpërndaj me

Loading...