fbpx

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Fiorentina po bën presion për rinovim të mbrojtësit Nikolla Milenkoviç dhe drejtuesit e Fiorentinas janë gati të ofrojnë një rrogë edhe më të lartë. Nëse do të ishte vetëm zgjedhje ekskluzive e Milenkovic, ky i fundit do të qëndronte në Firencë, por agjenti i tij, Fali Ramadani, dëshiron ta largojë atë dhe tashmë ka hyrë në një negociatë serioze me Milanin.

Ramadani u ka garantuar drejtuesve kuqezi që ai do të menaxhojë çështjen me Fiorentinën, e cila vlerësohet, jo më pak se 50 milion euro për kartonin e lojtarit. “Kuqezinjtë” do të donin të përfshinin kartonin e një futbollisti për të ulur koston e kartonit dhe braziliani Pakueta, do të ishte ideali…

Shpërndaj me

Loading...