Megjithëse udhëton jashtë thuajse çdo javë dhe është larg shtëpisë shumicën e kohës për shkak të koncerteve të shumta, Tayna e gjen kohën të kthehet edhe në strehëzën e saj të dashurisë, në shtëpinë e prindërve në Prizren.

Përveç dashurisë së prindërve, reperja merr edhe dashurinë e fansave të shumtë, të cilët e llastojnë me dhurata në derën e shtëpisë. Një ndjekëse i ka dërguar Taynës libra, parfum e çokollata, dhurata që e kanë bërë të lumtur pafund.

“Kam fansat më të mirë! Ata më sjellin dhurata në shtëpinë e prindërve thuajse çdo ditë! Faleminderit Aurita! Të du!”-shkruan reperja e emocionuar krahas postimit.

Së fundmi, reperja ka nisur sërish koncertet dhe i pari që mbajti ishte në Zvicër. Madje, ajo u shfaq me një look të ri me flokët ngjyrë blu dhe e dogji skenën.

 

View this post on Instagram

 

back to the hustle

A post shared by Tayna (@tayna) on

Shpërndaj me

Loading...