fbpx

Skuadra e FC Prishtinës ka fituar Kupën e Kosovës për sezonin 2019/2020, falë fitores 1:0 ndaj Ballkanit, në finale që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqendrën e Kosovës. . Ky ishte trofeu i shtatë i Prishtinës në Kupën e Kosovës, që këtë sezon e fitoi nën udhëheqjen e Armend Dallkut dhe kjo skuadër është bindshëm më e suksesshme në Kupën e Kosovës, me shtatë trofe të fituar. Pas tyre vjen FC Feronikeli dhe FC Besa, që kanë fituar nga tre herë Kupën e Kosovës. Prishtina gjithashtu mbetet skuadra më e trofeshme në të gjitha garat në Kosovë, me 26 trofe të fituar.

Shpërndaj me

Loading...