fbpx

FC Shkupi firmosi kontratë me turkun 19 vjeçar, Firat Gullu. Bëhet fjalë për futbollist që ka veshur fanellën e skuadrës së Gallatasarait, atë të moshave të reja, ndërsa ka regjistruar edhe 50 ndeshje për kombëtaren turke. Futbollisti turk ishte me skuadrën e FC Shkupit në përgatitjet në Ohër, ku për afër kishte mundësi që të testojë forcën e tij me kolegët e rinj të skuadrës nga Çairi.

Gulu, me ekipin e tij, në kampionatin elitar të U19, regjistroi 15 ndeshje, duke shënuar një gol dhe duke shtuar një asistim, ndërsa ka edhe 4 paraqitje në Ligën e të rinjve të UEFA-s.

Shpërndaj me

Loading...