fbpx

Skuadra e FC Shkupit ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Ohër, në kuadër të fazës kryesore të përgatitjeve në vigjilie të fillimit të sezonit të ri futbollistik.

“Kemi kaluar përgatitje të mrekullueshme dhe jam shumë krenar me djemt se si ata kanë punuar gjatë kësaj faze në Ohër, por edhe në përgjlthësi prej fillimit të përgatitjeve. Dua ti përgëzoj për punën që kanë bërë. Më gëzon fakti që të gjithë lojtarët kanë qenë mirë dhe pa asnjë dëmtim. Nesër kemi edhe ndeshjen e fundit miqësore dhe pastaj presim fillimin e kampionatit”, është shprehur trajnri Muharem Bajrami.

Më 30 korrik FC Shkupi përballet me Vardarin e Forinës dhe kjo përballje zhvilohet në Gostivar. Ekipi I FC Shkupit pas ndeshjes drejtohet kah Shkupi, ku do të ketë disa ditë pushimi për shkak të festës së Kurban Bajramit.

Shpërndaj me

Loading...