fbpx

FC Shkupi forcon edhe më tej mbrojtjen, pasi që sot firmosi kontratë me qendër mbrojtësin nga Azerbajxhani, Elvin Yunuszada. Futbollisti nga Azerbajxhani, vjen si futbollist i Çelikut, ndërsa më parë ka veshur fanellën e Neftchi Baku, Karabagu, FK Sabail dhe Sabah FK.

Mbrojtësi 27 vjeçar ka eksperiencë ndërkombëtare, pasi që ka zhvilluar ndeshje të Ligës së Kampionëve përball ekipeve të Çellsit, Atletiko Madridin, Roma, ndërsa ka edhe 3 paraqitje për kombëtaren e Azarbejxhanit. FC Shkupi dhe Elvin Yunuszada janë dakorduar për kontratë një vjeçare, me mundësi për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.

Shpërndaj me

Loading...