fbpx

Situata e fundit me pandeminë “Covid 19” dhe kufijtë e mbyllur në Evropë, ku kërkohet karantenë, ka detyruar skuadrat e Ligës së Parë, që të zhvillojnë përgatitjet në Strugë dhe Ohër. Së fundit, skuadrat e FC Shkupit dhe Renovës, që janë pjesëmarrëse në Ligën Evropa në këtë sezon kanë vendosur që 16 korriku të zbarkojnë në Ohër.

Në kohë të njëjtë kanë caktuar edhe një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve bazike. Dy ekipet do të matin forcat më 22 korrik, ndërsa skuadra tetovare , para nisjes për në Ohër, më 14 korrik do të sfidojë skuadrën e Vardarit nga Forina.

Shpërndaj me

Loading...