Njëri na tenistët më të mirë të kohëve të fundit, Roxher Federer, përmes fondacionit të vet ka dhuruar 1 milion franga zvicerane për ata familje, të cilët janë goditur nga virusi “Covid 19”. Me këtë hap bamirësie Federer hyn në rend të sportistëve të cilët në këtë momente kanë treguar solidaritetin dhe humanitetin në luftë kundër pandemisë “Covid 19”. “Këto janë periudha sfiduese për secilin. Kontributi ynë si familje do të jetë vetëm fillim, pasi që duam të ndihmojmë të gjithë familjes, të cilat kanë nevojë për ndihmë. Së bashku do të tejkalojmë këtë krizë, andaj qëndroni të shëndetshëm”, ka thënë mes tjerash Federer. Ditë më parë Lionel Mesi dhe Pep Guardiola ndan nga 1 milion euro, në luftën kundër virusit “Covid 19”.

Shpërndaj me

Loading...