Ferrari është detyruar të bëjnë një ridizajnim të madh të makinës së tyre, si rezultat i të metave të zbuluara që kur u zhvillua në testimin e para-sezonit në shkurt. Bosi i ekipit Matia Binoto tha se puna për të kuptuar pse makina ishte pa ritëm çoi te një “ndryshim i rëndësishëm në drejtimin e zhvillimit të makinës”, transmeton lajmi.net. Binoto tha që ekipi ishte detyruar të rishikojë qasjen e tyre ndaj aerodinamikës së makinës pas hetimit të tyre për mungesën e performancës së saj

Makina me specifikat e tjera do të testohet këtë fundjavë, por nuk do të zhvillohet gara me të në Çmimin e Madh të Austrisë. Debutimi i makinës së ndryshuar pritet të ndodhë në Çmimin e Madh të Hungarisë më 17-19 korrik.

Shpërndaj me

Loading...