fbpx

Komisioni Garues pran Federatës së Futbollit të Maqedonisë, solli vendim për anulimin e sfidave të balotazhit për Ligën e Dytë – Perëndim. Vendimi është marë pasi që janë mësuar rezultatet e testeve për “Covid 19”, ku 13 futbollist të Çakllanit dhe Fortunës, kanë rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Sipas rregullores për gara, me anë të hedhjes së shortit, do të vendoset se cila skuadër nga Fortuna, Çakllani dhe Veleshta, do të sigurojë kualfikimin në Ligën e Dytë – Perëndim për sezonin 2020/2021. Ndërkohë priten rezultatet e testit për koronavirus nga ekipet e Rosomanit dhe Slloga Vinicës, që pastaj Komisioni për gara do të merrr vendimin final se a do të zhvillohet edhe kjo përballje për plotësimin e vendit për Ligën e Dytë – Lindje.

Shpërndaj me

Loading...