fbpx

Federata Futbollistike e Maqedonisë përmes një komunikate shprehu dëshpërimin për reagimin e personave përgjegjës në komunën e Prilepit dhe deklaratat e kryetarit të kësaj komune, Ilija Jovanovski, që kanë të bëjnë me rekonstruimin e stadiumit “Goce Dellçev”. “FFM nuk kërkon faleminderim për kontributin e dhënë për projektin e përgjithshëm, por kërkon respekt dhe dialog, pas puës që kanë bërë drejtuesit e FFM-së për rekonstruimin e stadiumit dhe kanë plotësuar të gjitha obligimet,” thuhet mes tjerash në komunikatën e FFM. Sipas tyre, ata nuk kanë detyrim që të vendosin barin pas portave, ndërsa sa i përket ndriçimit, ajo ka kaluar kontrollet e personave përgjegjës dhe është gati për përdorim, pasi që Komuna e Prilepit të vendos trafostacionin e rrymës.  Reagimi i FFM-së vjen një ditë pasi që Komuna e Prilepit reagoi se ky institucion sportiv, nuk i ka plotësuar të gjithë kërkesat e marrëveshjes.

Shpërndaj me

Loading...