Në takimin e dytë të skuadrave të Ligës së Parë me drejtuesit e FFM-së, të cilët një javë më parë ishin decid se nuk dëshirojnë që të vazhdojnë sezonin e ndërprerë, sot Federata e Futbollit doli me 3 propozime se si të mbyll sezonin aktual. Tani me këto 3 propozime , u jipet mundësi skuadrave që të vendosin në mesin e tre propozimeve të zgjedhin një obcion.  Mirëpo nuk ishte e qartë prezenca e epidemiologut Zharko Karaxhoski në këtë takim, i cili nuk ishte në gjendje të jep informatën se kur do të nisin stërvitjet kolektive. Ai potencoi se në këtë moment nuk mund të jep përgjigje në këtë drejtim për shkak të situatës aktuale dhe numrit të të sëmurve nga “Covid 19” në Maqedoni. Në kohë të njëjtë, Karaxhoski nuk ka mundur të jep përgjigje edhe se kur qeveria do të hap kufijtë, që është një hap kyç për skuadrat që kanë futbollistë të huaj.

Edhe pse është se 15 qershori është data e parë ndoshta për rihapjen e kufinjëve, shtrohet pyetja se si do të realizohet propozimi i FFM-së, në rast se kampionati vendor nis më 14 qershor. Me këtë vendim klubet do të ishin vënë në situatë që nuk do të mund të mbështeten te futbollistët e huaj, të cilët do të duhet të zhvillojnë edhe përgatitjet të përbashkëta, së paku për 10 ditë. Andaj është më se e qartë se në rifillim më real të sezonit do të mund të thuhet se do të ishte, jo para 10 korrikut!

Këtu përfshihet edhe interesat e disa klubeve, pasi që pjesa më e madhe nuk dëshiron që të zhvillohet kampionati dhe për shkak të interesave financiare të disa klubeve do të bëhet një tentim që të zhvillohen 4 javë të mbetura të raundit të tretë. Në kohë të njëjtë do të bëhet një tentim që me shpejtësi të aktivizohen klubet, pa futbollist të huaj dhe pa përgatitje adekuate, të ristartohet sezoni që është realisht i përfunduar.

Këtu është edhe kalendari i garave që do të duhet të përputhet me masat në nivel shtetëror, andaj FFM beson se fillimi i kampionatit mund të jetë më 14 qershor, ndërsa sezoni do të mbyllet më 20 korrik. Nga këtu mund të përfundojmë se edhe përpos kanosjes reale nga “Covid 19”, orës policore dhe fundjavët e vazhduara të karantinës, kur numri i të prekurve dhe atyre që ndrrojnë jetë është në rritje, tani FFM vjen me plane për të rinisur sezonin në Ligën e Parë. Shtrohet pyetja se kush dëshiron që për shkak të interesave financiare të vë në rrezik shëndetin e futbollistëve, trajnerëve  dhe pjesëmarrësve të tjerë në ndeshjet që mund të zhvillohen.

Nga dita e martë, FFM do të merr përgjigjen komplete të klubeve për 3 propozimet e shtruara dhe përmes Këshillit Drejtues do të vendos se a do të jetë prioriteti i saj shëndëti dhe jeta e pjesëmarrësve në 4 xhirot e propozuara, ose do të jetë interesi financiar i disa klubeve.

 

Shpërndaj me

Loading...