fbpx

Federata Ndërkombëtare e Automobilizimit i dha përkrahje protestës së skuadrës së Reno-s dhe vendosi që të dënojë skuadrën e Rejsing Pointit me 400 mijë euro dhe marrjen e 15 pikëve në renditjen e konstruktorëve, për shkak të frenave. Sipas drejtuesve të Formula 1, frenat e kësaj skuadre janë prodhim i Mercedesit dhe jo i disejnerëve të Rejsing Pointit. Këta të fundit potencojnë se kanë marë lejë pikërisht nga FIA, në fillim të sezonit dhe se do të kërkojnë përgjigjë shtesë për këtë dënim të ashpër.

Ndërkohë “Rejsing Point” konfirmoi se Niko Hulkenberg do të jetë edhe një herë shoferi i tyre në Silverstone, pasi meksikani Serhio Perez ka rezultuar serish pozitiv në ‘COVID-19’. Skuadra rozë tha se Perez ka kompletuar periudhën shtatë ditore të vetë izolimit, në përputhje me udhëzimet e Shëndetit Publik të Anglisë, dhe do të testohej për të parë nëse do të mund të rikthehej, pasi mungoi në garën për Çmimin e Madh të Britanisë. Sidoqoftë, të premten në mëngjes, dy orë para garës përgatitore, ekipi tha se Perez ka dalë përsëri pozitiv, dhe si rezultat, do të vazhdojë të ndjek udhëzimet e Shëndetit Publik të Anglisë, përcjell lajmi.net.

“Ai është mirë fizikisht dhe po shërohet”, thuhej ndër tjera në njoftimin e skuadrës nga Formula 1.

Kjo nënkupton se Hulkenberg, i cili garoi për ekipin në fundjavë, do të jetë në garë së bashku me Lens Stroll.

Shpërndaj me

Loading...