Federata e Automobilizmit (FIA) ka publikuar kalendarin e garave për sezonin e ri, që nis më 5 korrik. Sa i përket sezonit 2020, gjithçka do të fillojë në pistën e “Spilbergut” në Austri, më 5 korrik dhe do të zhvillohen së paku 8 gara në një sezon, për të pasur mundësi që të fitohet titulli i kampionit të botës.

Më 5 dhe 12 korrik do të jenë datat për garat në Austri, kurse pastaj do të vazhdohet në Hungari për garën e 19 korrikut. Pason gara në psitën “Silverstoun” në Britanin e Madhe, ku do të ketë dy gara radhazi, më 2 dhe 9 gusht. Ndërkohë sezoni do të vazhdojë në Barcelonë dhe Spa të Belgjikës më 16 dhe 19 gushtit, ndërsa pista e “Monzës” në Itali do të jetë nikoqire e garës më 6 shtator. Australia, Holanda dhe Monako janë vendet që kanë anuluar garat deri më tani.

Shpërndaj me

Loading...